Ministri i Financave Angjeli i pergjigjet akuzave te Berishes per ekonomine - (23 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Loja me shifrat dhe pagat është po aq e rrezikshme, sa fushata e parave të pastra të popullit në kulmin e lulëzimit të piramidave. Kështu i është përgjigjur akuzave të Berishës dhe premtimeve të tij për rritje pagash, Ministri i Financave Anastas Angjeli, i cili ka bërë një përmbledhje të objektivave të realizuara të kësaj qeverie ne periudhën tre vjeçare.

Ministri Angjeli e konsideron të gabuar politikën e ndjekur nga qeverisja e mëparshme, pasi ka shkurtuar shpenzimet e sidomos investimet dhe për pasojë është parë kolaps dhe krizë e plotë.

Anastas Angjeli:- ?Sulmet e Berishës, ndaj situatës makroekonomike dhe stabilitetit makroekonomik, ndaj këtij stabiliteti, i cili tashmë po shkon drejt konsolidimit. Dua t?ju siguroj, se janë me pasoja të rënda për jetën e vendit, për të cilën çdo politikë e mbrapsht që i stimulon ato, duhet të përgjigjet. Taksapaguesit shqiptar, nuk duhet të paguajnë me pagën e tyre me dollarët false të Berishës, po me punë me mund dhe me djersën e tyre?.

E për të dalë nga kjo krizë, synimi i kësaj qeverie është rimëkëmbja ekonomike dhe vendosja e stabilitetit makroekonomik. Nga viti 98 deri në vitin 2000, pagat janë rritur çdo vit nga 10% është shprehur Angjeli./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended