Ministri i Financave Angjeli takim me biznesmenet e jugut - (22 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ministri i Financave Anastas Angjeli ka takuar biznesmenët e jugut të Shqipërisë dhe punonjësit e taksave dhe tatimeve. Angjeli kërkoi bashkëpunimin dhe partneritetin me organet fiskale dhe i siguroi biznesmenët, se politikat fiskale të kabinetit Meta do të krijojnë lehtësi në të ardhurat e tyre. Tarifat për makineritë dhe pajisjet do të ulen 2%, tatimi mbi fitimin nga 30% në 25%, ndërsa tarifat doganore nga 18% në 15%. Angjeli i kërkoi organizmave fiskale të respektojnë ligjin dhe procedurat.

Anastas Angjeli, Ministri i Financave:- ?Jemi duke parë disa procedura të tjera, që kanë të bëjnë me ligjet e biznesit të vogël. Me qëllim që të krijohen sa më shumë lehtësira. Nga pikëpamja procedurale dhe nga pikëpamja e tarifave, unë dua t?ju garantojë, që tarifat të gjitha vijnë duke u ulur, siç u ul tarifa maksimale në dogana nga 30 në 20 dhe 18%, vitin tjetër maksimalja do të jetë 15% dhe minimalja për makineritë dhe pajisjet do të jetë 1 dhe 2%. Unë dua t?ju sigurojë që më përpara nuk e bënim dot këtë, sepse dhe ne donim të mblidhnim ca para të bënim ca rrugë, të rregullonim këtë shtet që ishte shkatërruar?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended