Speciale, Ministri Anastas Angjeli ne SHBA - (11 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë miratuar në Washington dokumentin paraprak për zbutjen e varfërisë në Shqipëri, si dhe kanë dhënë aprovimin për privatizimin e Bankës Kombëtare Tregtare. Programi i reduktimit të varfërisë pasi është paraqitur nga Minitri i Financave Anastas Angjeli, përpara bordit të drejtorëve të FMN-së është shqyrtuar prej tyre dhe i është dhënë OK duke i hapur rrugën transhit prej tre million dollarësh dhe 45.4 milion dollarë të aprovuara për Shqipërinë.

Ministri i Financave ka nënshkruar dhe marrëveshjen për privatizmin e Bankës Kombëtare Tregtare, ku 60% i takon bankës turke Kent Bank, 20% IFC institucion i Bankës Botërore dhe 20% BERZH-it përfaqësuesit e të cilit nuk kanë qenë present në Washington, por kanë firmosur në linjë direkte nga Londra. Ministri Angjeli gjatë qëndrimit në Washington ka zhvilluar takime me Zv/presidentin e parë të FMN-së Stenli Fisher, si dhe drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore. Ai ka nënshkruar gjithashtu me Bankën Botërore dy projekte, përkatësisht në fushën e arsimit dhe asistencës teknike, të cilat kapin shifrën 18.5 milion dollarë.

Pas kthimit nga SHBA Ministri i Financave Anastas Angjeli u shpreh për Tv Klan.

Anastas Angjeli, Ministri i Financave:- ?Dokumenti i reduktimit të varfërisë që është përgatitur nga qeveria shqiptare është një dokument fillestar, pasi ky është një program që qeveria shqiptare së bashku me këto dy institucione, do të aplikojnë duke filluar nga viti 2001. Thelbi i këtij programi është që tashmë që në Shqipëri rezultatet e reformave ekonomike dhe veçanërisht stabiliteti makro-ekonomik është i qëndrushëm dhe po konsolidohet, ekonomisë shqiptare i hapen mundësi të reja për të bërë politika të reja të zhvillimit të ekonomisë dhe sidomos në luftën për reduktimin e varfërisë?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended