Anastas Angjeli analiza tre mujore - (5 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministri i Financave Anastas Angjeli bëri sot në prezencë të stafit të tij analizën e rezultateve të tre mujorit të parë të këtij viti. Angjeli sot ka folur për një konsolidim të situatës makro-ekonomike si dhe për mundësinë e politikave të reja. Përsa i përketë zhvillimit të infrastrukturës veçanërisht të ndërtimit dhe riparimit të rrugëve, si dhe të politikavë të reduktimit të varfërisë.

Angjeli ka përshëndetur punën e mirë në dogana në drejtim të mbledhjes së të ardhurave. Por Angjeli ka nënvizuar se rezervat janë ende të mëdha, madje ka tërhequr vëmendje në këtë drejtim, krahut të tij të djathtë Petrit Agos, drejtor i përgjithshëm i doganave.

Anastas Angjeli, ministri i Financave:- ?Unë dua të tërheq vëmendjen ndaj drejtorisë së përgjithshme të doganave për një kujdes të veçantë në zbatimin e legjislacionit në fuqi përsa i përket aplikimit të çmimeve të referencës, ndryshimit dhe korrigjimit të tyre, për të patur marrëdhënie korrekte dhe partneritet me biznesin. Transparenca dhe marrëdhëniet me publikun, publikimi i këtyre akteve ligjore dhe nënligjore për problemin e taksave të tatimeve, për procedurat e licensimit duhet të jetë përparësi e organeve të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve dhe të doganave më qëllim që publiku, subjektet private të jenë të mirënjohura me to?.

Më tej Angjeli duke folur për politikën e përmirësimit të pagave dhe të pensioneve tha se nga 1 Korriku i këtij viti do të ketë një rritje tjetër pensionesh në masën 10% dhe një rritje të pagave në masën 8%. Po kështu ministri i Financave, vëmendje i ka kushtuar dhe bashkëpunimit me organizmat ekonomiko-financiare ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Recommended