Kriza ekonomike në kohën e Covid/ Libri dokumentues i profesorëve Anastas Angjeli dhe Ardian Civici
  • 4 years ago
?Askush nga ne nuk është një ishull i vetmuar? janë fjalët e pavdekshme të poetit të madh anglez John Donne.


Pikërisht në kohën e koronavirusit globalizmi ishte ai që u vu më shumë në pikëpyetje. Gjatë kësaj kohe reflektimi dy profesorët e ekonomisë Anastas Angjeli dhe Adrian Civici hartuan një libër. ?Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit?. Një libër dokumentues mbi atë çka ndodhi, si dhe disa mesazhe se si mund ta përballojmë këtë krizë ne të ardhmen.

Në raportin midis njeriut dhe ekonomisë padyshim që kujdesi për shëndetin publik të njeriut është primar. Së dyti në ketë debat ky binom njeri-ekonomi është shumë i lidhur, sepse pa njeriun nuk ka ekonomi dhe pa ekonominë nuk mund të kemi një jetë më të mirë. Janë masat që duhet të marrim. Paketat që janë marrë kanë qenë te dobishme, por kriza vazhdon. Nga ana tjetër janë zhvillimet e reja të sotshme. Teknologjia, inteligjenca artificiale.

Me fenomenet e reja që do të ndodhin do të ketë riorganizime dhe ne duhet t?i përshtatemi atyre.

Kur bota të jetë ndryshe jo vetëm që duhet njohur e kujtuar kjo kohë e koronavirusit, por duhet përpjekur çdo ditë që ajo të mos përsëritet më. Duke reflektuar në emër të një bote më të mirë. Ky është edhe një nga qëllimet e librit.

Pas gjashtë muajsh ose mbaj një viti do të jetë nje kohë tjetër por gjithsesi të gjithë kemi nevojë që kjo të jete e dokumentuar. Cfarë menduam? Për çfarë u shqetësuam? A bëmë atë që duhet? A morëm eksperienca? Vlerat e këtij libri janë pikërisht dokumentimi i kësaj kohe.

Një vështrim i ri pritet të përfshijë çështjet ekonomike. Ristrukturimet që do të ndodhin. Të gjitha këto rrjedhojë e një reagimi global, ndaj kësaj të keqe globale që po ndodh.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnastasAngjeli#ArdianCivici#TopChannel
Recommended