Thaçi i përgjigjet Berishës: Fosil politik, punoi tërë jetën për të përçarë vendin dhe kombin

  • 5 years ago
Në mes të krizës politike që ka kapluar vendin, nuk ka kaluar pa vëmendje as përplasja në distancë mes të presidentit Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit, në emisionin "Opinion" ka ngritur akuza të rënda mbi presidentin Thaçi, ku e ka quajtur vrasës të gazetarit Ali Uka si dhe argat të Serbisë.

Ndaj këtyre akuzave të rënda, presidenti Thaçi nuk ka heshtur. Duke e quajtur si një fosil politik, Thaçi shprehet se Berisha nuk ka bërë gjë tjetër veç se ka punuar për të përçarë vendin dhe kombin, nëpërmjet një fjalori të ulët publik. Ai ka ripërsëritur akuzat e tij se si Berisha i ka shërbyer Sllobodan Millosheviqit, e si i ka shitur armë Serbisë, në kohën kur Kosova ishte në luftë.

Presidenti i Kosovës shprehet se këtë reagim nuk e bën për të larë hesape personale me Berishën, por për të sqaruar opinionin publik. Madje ka zgjedhur që në statusin e tij të gjatë në rrjetet, të mos i drejtohet me emër dhe me mbiemër, por me iniciale S.R.B.

Ndër të tjera, Thaçi ka përmendur disa nga ngjarjet që kanë ndikuar negativisht për Shqipërinë, duke bërë fajtor pikërisht ish-kryeministrin Berisha.

Recommended