Qyteti i Beratit gati te nise vitin e ri akademik (17 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Pas ardhjes së plotë të librave të shkollave të mesme dhe 8-vjeçare, ka filluar shpërndarja e tyre në librarinë kryesore pranë Drejtorisë Arsimore të Beratit. Gjithashtu mësohet se furnizimi me tekste është mjaftueshëm dhe kjo shpërndarje ka arritur në 70%. Rreth 22 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës së Beratit për vitin arsimor 2000-2001. Drejtori i Arsimit për këtë rreth Fatos Zotka, thotë se Berati është gati të nisë vitin e ri shkollor.
I pyetur për gjendjen e shkollave të Beratit, Zotka ka theksuar se vetë kjo drejtori ka riparuar 20 objekte në rikonkstruksion dhe bëri nga e para 5 objekte mes të cilave dhe dy shkolla të mesme. Ndonëse për qytetin e Beratit gjendja e shkollave është tepër e kënaqshme, Zotka nuk ka hezituar të shprehet dhe për gjendjen e disa shkollave në disa komuna të Beratit ku puna vetëmohuese e mësuesve shpreh shprehin një gjendje jo të kënaqshme./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended