Sheshi "Skenderbej" gati per mitingun permbylles te Partise Demokratike (29 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Menjëherë pas përfundimit te mitingut të Partisë Socialiste ka filluar puna për të përgatitur sheshin "Skënderbej" për mitingun e Partisë Demokratike. Sapo drejtuesit socialistë dhe qytetarët pjesëmarrës në miting kanë lënë sheshin "Skënderbej", stafet elektorale të kandidatëve Rama dhe Mustafaj, kanë filluar bashkarisht punën për të ndryshuar ngjyrën dhe simbolet e sheshit.
Të parët kanë qenë socialistët që kanë marrë pankartat e rëndësishme për t'i ngarkuar në makina dhe për t'i hequr nga sheshi ku të rinjtë demokratë kanë filluar punën duke grisur posterat e Ramës për të vendosur ato të rivalit Mustafaj.
Me shpejtësi janë hequr dhe vargjet me flamuj të kuq për të vendosur ato blu. Diferenca vetëm prej 6 orësh mes dy mitingjeve të përmbylljes së fushatës elektorale, ka bërë që stafet të punojnë me shpejtësi për të ndryshuar ngjyrat e sheshit "Skënderbej"./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended