PD, Ridvan Bode akuzon qeverine per incidentin ne mitingun e Fierit - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

?Atentati i djeshëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, në qytetin e Fierit është një akt terrorist i shtetit shqiptar?. Ky ka qenë qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm të PD Ridvan Bode, për incidentin e mitingut në Fier. Enver Kapa, me granatë është ish-sigurims i shtetit dhe i policisë sekrete, i aktivizuar përsëri ka deklaruar PD.

Ridvan Bode:- ?Nëse është apo nuk është në strukturat e PD, ky është një problem tjetër. Ajo që është e rëndësishme mendoj unë dhe që iu intereson juve, si media të pavarura është fakti që, disa minuta pas aktit terrorist, Gramoz Ruçi doli para jush dhe iu dokumentoi që ai mbante dokumente të PD. Kjo do të thotë, se strukturat e shtetit të sotëm, se vetë Gramoz Ruçi, ish-ministër i sigurimit, kishte përgatitur që më parë gjithçka, për të larë duart me aktin terrorist?.

Personi është ndaluar nga badigardët e Berishës dhe jo siç sqaron deklarata e Ministrisë së Rendit, nga forcat e policisë. Kjo është hakmarrje e kryeministrit Meta, pas dështimit në mitingun e Tropojës, pretendojnë demokratët./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended