PD nuk arrin ne kompromis me Poçin per mitingun e fundit - (26 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Takimi i Ministrit të Rendit Spartak Poçi me kryetarin e PD për Tiranën, Vili Minarolli, nuk ka arritur në një pikë kompromisi përsa i përket mitingut që Partia Demokratike do të organizojë më 29 Shtator në sheshin Skënderbej. Poçi i ka kërkuar Minarollit që PD, të zhvillojë mitingun në datën 28, sipas lejes së policisë, por Minarolli deklaron se tashmë data e mitingut është deklaruar.

Vili Minarolli:- ?Unë kërkova që të gjenim një formulë mirëkuptimi, zoti ministër tha, unë nga PS kam vendimin që ne nga ora 6 të darkës, do të jemi sheshin Skënderbej. Ne kemi menduar se PS do t?i bëjë mitingjet edhe mitingun e fundit në Pallatin e Kongreseve. Ne e kemi konsideruar njoftimin e drejtorisë së policisë, ose njoftimin e PS, thjesht si një provokim që i bëhet PD, ndonëse jemi në opozitë, jemi në pragun e fitores dhe 1 Tetori do të jetë vërtetë fitorja e PD dhe opozitës shqiptare. Ministri më njoftoi se unë i kam dhënë leje PS dhe nuk iu kam dhënë leje juve, ky ishte njoftimi i ministrit. Tani dhe ne e kemi dhënë njoftimin dhe njerëzit pothuajse janë nisur për të ardhur në sheshin Skënderbej?./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended