Ora News - Nuk ka dakordësi, Gjiknuri: Opozita nuk ofron kompromis. Bylykbashi: Po vritet 5 qershori
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pesë orë ngujim nuk u kanë mjaftuar palëve politike për të gjetur dakordësinë në Këshillin Politik lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Madje as konsumimi i picave gjatë pushimit nuk ndryshoi asgjë në qëndrimet e tyre. PS nuk tërhiqet nga votimi i 30 korrikut, ndërsa PD kërkon që kjo nisëm të tërhiqet nga parlamenti për t?u dakordësuar fillimisht në Këshillin Politik.

Në mbyllje të mbledhjes, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili akuzuan përfaqësuesin e PS-së, Damian Gjiknuri se braktisi tryezën e bisedimeve.

Ndërsa ky i fundit për gazetarët tha se mbledhja po zgjatej kot nga opozita dhe se ata nuk ishin në gjendje të gjenin një vend në OSBE që të ketë formulën aktuale të koalicioneve parazgjedhore me lista të hapura.

Në përgjigje Petrit Vasili e sfidoi që të gjejë një vend të OSBE që ndryshon rregullat e lojës 6 muaj para zgjedhjeve dhe ndryshon Kushtetutën në mënyrë të njëanshme.

Pavarësisht qëndrimeve, mundësinë e vazhdimit të dialogut e lanë të hapur të dyja palët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/opozita-kerkon-mbledhjen-e-keshillit-per-gjetjen-e-konsensusit-per-ndryshimet-kushtetuese/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended