Brnabiç: Duam kompromis, por Prishtina nuk zbaton marrëveshjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç akuzon Prishtinën zyrtare qe sipas saj nuk ka zbatuar deri tani asnjë fjalë nga ajo çfarë shkruhet në Marrëveshjen e Brukselit.Serbia sipas saj, do të insistojnë në krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këto deklarata Bënabiç i bëri gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Ne mbesim të përkushtuar në gjetjen e kompromisit me të cilin do të sigurojmë paqe të qëndrueshme, përparim dhe të ardhme më të mirë për gjithë popujt në rajon. Serbia do të shprehë gatishmëri për kompromis, gjë që nuk është aspak lehtë. Por, për këtë na nevojitet partneri, politikisht i guximshëm, përgjegjës, i përkushtuar dhe i besueshëm, e këtë deri tani nuk kemi pasur.Kryeministrja serbe tha se Beogradi dëshiron të jetë i përgjegjshëm ndaj gjeneratave të ardhshme.Gjithmonë kemi qenë të njohur, e madje edhe krenarë, në urrejtjen tonë tradicionale, emocionet tona të papërmbajtura, flijimet, betejat poetike. Sot Serbia po përpiqet që gjithë këto t?i lë pas dhe të jetë e arsyeshme, më pak e preokupuar me mite, krenare në fitore e jo në disfata.Shefja e qeverisë serbe ka kërkuar  nga komuniteti ndërkombëtar t?i përkrahë përpjekjet e Serbisë për dialogun me Kosovën.

Recommended