Ministria e Rendit i kerkon PD: "Mos provoko me mitingun e fundit" - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ministria e Rendit Publik, ka nxjerrë një deklaratë, ku i kërkon Partisë Demokratike, të mos bëhet provokuese për problemet me rendin më datën 29 Shtator, në sheshin Skënderbej. Drejtoria e Policisë së Tiranës, ka dhënë leje për mitingun e Partisë Socialiste, e cila ka bërë më parë kërkesën zyrtare. Dje Gramoz Ruçi, ka deklaruar në një konferencë në PS, se mitingu nga socialistët do të zhvillohet sipas lejes, në orën 17, ndërsa demokratët janë shprehur këmbëngulës se në orën 18 të datës 29, do të jenë gjithashtu në shesh.

Sipas zëdhënësit Florjan Seriani, në takim me kreun e PD së Tiranës Minarolli, ministri Poçi ka dhënë disa alternativa për oraret e mitingut, për të mos pasur përplasje mes demokratëve dhe socialistëve. Ndërkohë PD ka refuzuar përfundimisht, duke insistuar që mitingu të zhvillohet më datë 29, në orën 18.

Ministri i Rendit i ka bërë të njohur kryesisë së PD, se në rast të moszbatimit të lejes së policisë, çdo përgjegjësi për pasojat që do të ketë ky veprim, do të bjerë mbi organizatorët e mitingut.

Florjan Seriani, Zëdhënës i Ministrisë së Rendit:- ?Ministria e Rendit Publik, u bënë thirrje drejtuesve të PD, të mos bëhen shkaktarë ngjarjesh me pasoja të pariparueshme, për të cilat do të jenë përgjegjëse përpara ligjit. Gjithashtu ajo i drejtohet edhe elektoratit të PD, që të distancohet nga veprimet antiligjore, të cilat synojnë krijimin e një klime konfliktuale?./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended