Ministria e Rendit raporton incidente pas zgjedhjeve ne Himare - (15 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në Ministrinë e Rendit Publik njoftohet, se përfaqësues të parlamentit grek dhe konsullatës greke në Gjirokastër, kanë organizuar tubime sot në Himarë në kundërshtim me ligjet shqiptare për zgjedhjet.

Florian Seriani Zëdhënësi i Ministrisë së Rendit:- ?Në qendrën e votimit të bashkisë së Himarës dhe në qendrën e votimit të fshatit Himarë, përfaqësuesit e parlamentit grek dhe të konsullatës greke në Gjirokastër, grumbullojnë njerëz të cilëve u flasin në gjuhën greke dhe në disa raste kanë provokuar edhe punonjësit e policisë. Me këta persona ka kontaktuar shefi i policisë së Vlorës Përparim Muho, i cili i ka vënë në dijeni se këto veprime bien ndesh më kodin zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Nga përfaqësuesit e OSBE-së dhe PBDNJ është ngritur pretendimi, se në mjediset e policisë së Himarës, janë shoqëruar dy përfaqësues të PBDNJ. Shefi i komisariatit ta sqaruar, se nuk ka asnjë të ndaluar në dhomat e policisë?.

Në mbyllje të qendrave të votimit në Ministrinë e Rendit, njoftohet se procesi është zhvilluar përgjithësisht normal. Incidente ka pasur vetëm në Dhërmi, ku përfaqësuesja e PBDNJ, në komisionin e votimit, ka reaguar e nervozuar, duke thyer kutinë e qelqtë të votimit./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended