Incidente ne Himare, qeveria shqiptare reagon ndaj deklaratave te qeverise greke - (15 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Qeveria shqiptare ka reaguar ndaj deklaratave, të forta të qeverisë greke, se po shkelen të drejtat demokratike të pjesëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri. Duke iu referuar procesit elektoral në bashkinë e Himarës, ku sot zhvillohet raundi i dytë i balotazhit, mes kandidatit socialist dhe atij të PBDNJ, vetë kryeministri grek Kostas Simitis, deklaroi dje nga Franca, se qeveria shqiptare duhet të respektojë të drejtat e pakicës grekë.

Pala greke pretendon se është ushtruar presion mbi pakicën greke, me synimin që të pakësohen votat në favor të përfaqësuesve të bashkësisë greke në këtë vend. Ministri i Jashtëm grek Jorgos Papandreu, nga ana e tij i deklaroi qeverisë shqiptare, se përpjekjet për të penguar qytetarët shqiptarë me origjinë greke, që të votojnë janë të pranueshme dhe jo miqësore.

Qeveria shqiptare nga ana e saj ka qenë gjakftohtë në qëndrimin e saj. Ajo shprehu keqardhje dhe habinë për deklaratat e zyrtarëve të lartë të qeverisë greke dhe shpreson se ato janë pasojë e keqkuptimeve dhe informacioneve të pasakta. Vetë kryeministri Meta pasi votoj sot, në njësinë nr.7 të Tiranës, deklaroi se:

Kryeministri Ilir Meta:- ?Unë mendoj se balotazhi në Himarë, gjithashtu është një garë e hapur demokratike, midis dy kandidatëve që kanë mbetur atje dhe mendoj se nuk duhet ekzagjeruar në komente situata në Himarë, sepse në fund të fundit, atje kandidojnë dy kandidatë të partive shqiptare?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended