Vasil Melo: Ne Himare nuk duhet te kishin shkuar deputetet greke (16 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e ka pranuar rezultatet e votimeve në Bashkinë e Himarës megjithë presionin politik që sipas tyre ushtroi shtetin mbi zgjedhësit e kësaj zone. Për kryetarin Vasil Melo spostimi i vëmendjes në Himarë ishte një kurth i ngritur nga socialistët në një kohë që qëllimi kryesor ishte tërheqja e Partisë Demokratike nga raundi i dytë.
"Meqë ky problem mori një trajtë jo të mprehtë duhet të ishte e panevojshme si vajtja e deputetëve grekë, ashtu dhe vajtja e deputetëve të PS-së, PD-së, qeveritarë dhe të tjera të cilat sigurisht që nuk shërbenin për të normalizuar situatën, nuk shërbenin për realizuar zgjedhje të rregullta dhe demokratike, por vetëm për një tensionim të panevojshëm të situatës."
Synimi i koalicionit pas zgjedhjeve do të ketë pasoja për socialistët vijoi Melo duke nënvizuar konsideratën e Nanos për aleatët si kundërshtarë politik.
"Për ne nuk është problem shumë i rëndësishëm sepse në fund të fundit koalicioni nuk është i kushtëzuar dhe ne mund të mos jemi në koalicion sepse Partia Socialiste mund të qeverisë dhe vetë dhe ka atë votëbesimin e nevojshëm aktualisht në Parlament."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended