Zgjedhjet e balotazhit ne Himare, gara mes Viktor Matos dhe Vasil Bollanos - (15 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në orën 7 në bashkinë e Himarës, filloi procesi i votimit, në kuadrin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kreun e kësaj bashkie. Të 13 qendrat e votimit janë hapur në orën që parashikon ligji dhe komisionet përkatëse kanë filluar normalisht punën. Gjendja gjatë natës në këtë bashki ka qenë normale, deri në mbrëmjen e të shtunës, kishin mbërritur nga Greqia, rreth 550 emigrantë, të cilët do të votojnë për të zgjedhur drejtuesin e bashkisë.

Në Himarë kanë mbërritur edhe mjaft vëzhgues të huaj, si dhe gazetarë të organeve të ndryshme shqiptare dhe të huaja. Po ashtu kanë mbërritur edhe disa deputetë të parlamentit grek, njëri nga të cilët mendohet se është me origjinë shqiptare. Krahas tyre në Himarë kanë shkuar edhe deputet të parlamentit shqiptar.

Atmosfera në qytetin e Himarës, vazhdon të jetë e qetë. Në raundin e dytë, janë vënë përballë njëri-tjetrit kandidatët e PS Viktor Mato dhe ai i PBDNJ Vasil Bollano./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended