Cfare ndodhi ne balotazhin e Himares (16 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Balotazhi i djeshëm i Himarës ka sjellë reagime në dy qeveritë shqiptare dhe greke. Kështu zëdhënësi i qeverisë greke Dhimitris Repas u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të dëshmojnë për reciproritet ndaj Athinës me qëllim që marrëdhëniet dypalëshe të vazhdojnë të përmirësohen. Në një deklaratë me shkrim të publikuar dje në mbrëmje vonë, nënvizohet se ka patur shkelje serioze të procedurës elektorale të raundit të dytë të zgjedhjeve vendore në rajonin e Himarës, një rajon i banuar nga shqiptarë me kombësi greke dhe një numër i madh i banorëve të së cilës jetojnë në Greqi.
Rrepas konfirmon se parregullsi dhe mashtrime ishin vërejtur në Himarë si nga vëzhguesit e pavarur të OSBE-së ashtu dhe nga shërbimet e Ambasadës së Greqisë në Tiranë dhe konsullatës së saj në Gjirokastër, por ka reaguar dhe pala shqiptare. Kështu në reagimin me përfaqësuesit specialë të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës, Grunet, zëvendëskryetari i kuvendit shqiptar Namik Dokle, shprehu shqetësimin se gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, ndodhën disa veprime që bien ndesh me standartet e vlerave që mbron Këshilli i Europës dhe me kodin zgjedhor shqiptar.
Kështu në bazë të këtij kodi është përcaktuar qartë roli i vëzhguesve dhe pika 3 e nenit 14 thuhet se lista emërore e vëzhguesve duhet paraqitur 4 ditë para datës së zgjedhjeve në KQZ. Ky detyrim ligjor nuk u realizua nga një grup deputetësh të Parlamentit Grek të cilët ishin të pranishëm ditën e zgjedhjeve në qendra votimi të Bashkisë së Himarës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended