Kryeministri Meta fushate ne Himare, balotazhi PS-PBDNJ - (11 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryeministri Meta do të udhëtojë sot drejt jugut, ku do të zhvillojë disa takime elektorale, nga të cilat padyshim i rëndësishëm ngelet ai i Himarës. Angazhimi i drejtpërdrejtë i kryeministrit në këtë raund të dytë zgjedhjesh, në balotazh, tregon prioritetin që ka për shtetin shqiptarë fitorja e kandidatit që konkurron me përfaqësuesin e minoritetit grek në këtë bashki.

Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut është akuzuar nga partitë e koalicionit qeveritar se ka ngritur fushatën elektorale mbi baza antishqiptare. Përfaqësuesit e kësaj partie, kanë deklaruar, se Himara është tokë greke, si dhe kanë premtuar viza dhe pensione nga qeveria greke, për ata që do të votojnë për kandidatin e kësaj partie. Madje peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima ka sjellë në Himarë me paratë e tij, disa autobusë me emigrantë për të votuar për përfaqësuesin e PBDNJ.

Krerët socialistë, pas kësaj kanë deklaruar, se nuk bëhet më fjalë për luftë politike, por kjo tashmë është kthyer në një çështje kombëtare. Kështu kandidati socialist për bashkinë e Himarës mbështetet tashmë nga një bllok partish, ndër to edhe PD e PR./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended