PS fiton zgjedhjet e balotazhit, PS fiton ne Himare - (15 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Socialistët kanë konfirmuar zyrtarisht fitoren në bashkinë e Himarës, si dhe në pjesën më të madhe të komunave dhe bashkive në balotazh. Demokratët kanë fituar bashkitë e Pukës, Laçit e Fushë Arrëzit. Ndërsa PBDNJ, ka fituar bashkinë e Vaut të Dejës.

Gramoz Ruçi:- ?Himarën, ku konkurronte PS me PBDNJ, e ka fituar kandidati i PS. Në Laç, konkurronte PS me PD, deri tani është fitues kandidati i PD. Në Kamës ka fituar kandidati i PS, në Vorë konkurronte PS e PSD, ka fituar kandidati i PS. Në Pukë ka fituar me 1 votë kandidati i PD. Në bashkinë e Vaut të Dejës, konkurronte PD me PBDNJ, ka fituar kandidati i PBDNJ?.

Numri dy i PS, Gramoz Ruçi ka denoncuar shkeljen e sovranitetit të Shqipërisë nga disa deputetë grek në Himarë, të partisë NEA Demokracia, për interesa shoviniste të qarqeve greke në bashkëpunim me element të PBDNJ dhe të organizatës së minoritetit grek në Shqipëri OMONIA./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended