Interviste me Sabri Godon per nderhyrjet greke ne zgjedhjet e Himares - (19 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Parlamenti do të rifillojë punimet të hënën me miratimin e deklaratës, lidhur me ndërhyrjen e deputetëve grek gjatë procesit të votimit në Bashkinë e Himarës. Pritet që parlamentit grek t?i bëhet thirrje me anë të kësaj deklarate, për heqjen përfundimtare të ligjit të luftës me Shqipërinë.

Sabri Godo:- ?Shteti grek ka rregullat e veta për dhënien e vizave dhe nuk besoj, se do të kalohet në një klasifikim të vendeve. Kjo nuk ka dhe se si të interpretohet?.

Gazetari:- Mos është kjo dhe një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të fundit të parlamentit ose dhe të qeverisë shqiptare për problemin e Himarës?

Sabri Godo:- ?Mua më duket se ato që ka thënë qeveria nuk përmbajnë ndonjë agresivitet, por edhe ato që kemi diskutuar ne si parlament dhe që do t?i paraqesim më mirë në një deklaratë që do të bëjmë në seancën e parë nuk shkojnë në këtë drejtim. Duhet të themi fjalën tonë për atë që ka ngjarë dhe të paralajmërojmë ata që kanë bërë shkelje që nuk mund të bëjnë më shkelje të tilla dhe të punojmë së bashku për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended