Report TV - Ambasadorja greke: Banorët e Himarës të trajtohen me kujdes

  • 6 years ago
E gjendur në një vizitë zyrtarë ne Vlorë, ambasadorja greke ne Tiranë, Eleni Sourani ka preferuar të mos jap deklarate politike rreth situatës së krijuar në vend. Sakaq, çështja më e djeshme për të dhe shtetin grek mbetet çështja e Himarës.
Në vizitën e sotme me prefekten e Vlorës, Etjona Hoxha ambasadorja ka kërkuar garanci për trajtimin e çështjes së Himarës me më shumë dashamirësi ndërsa prioritet mbetet trajtimi i banorëve të kësaj zone.

?Jam këtu për një takim të mirëfilltë bashkëpunimi, me Vlorën dhe zonat e saj periferike. Jemi të interesuar për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme mes dy shteteve. Po shohim bashkëpunimet edhe me Bashkinë e Vlorës, universitetin etj. Banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe për më tepër projekt të mos i cënojnë këta të fundit. Shteti grek është i vëmendshëm për të gjitha zonat minoritare dhe jo vetëm Himara? deklaroi ajo.

Recommended