Mediat greke jehone procesit te votimit ne Himare - (15 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Procesi i votimit në balotazh për bashkinë e Himarës, ka zënë vend në të gjitha emisionet informative, të kanaleve kryesore informative greke. Informacionet janë përqendruar kryesisht tek problemi i bllokimit të 13 autobusëve me emigrantë himarjotë, të cilët ishin nisur për të marrë pjesë këto votime. Ndalimi i autobusit është cilësuar i qëllimshëm, pasi sipas reporterëve grek, këta autobusë kanë kaluar kufirin edhe në datën 1 Tetor, me të njëjtin dokumentacion.

Ne, ka deklaruar kryeministri grek Simitis nga Parisi, do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa këto veprime nuk i përgjigjen marrëdhënieve miqësore, që ne dëshirojmë të zhvillojmë me Shqipërinë. Ndërkaq në lidhjet e drejtpërdrejta me Himarën, një kanal televiziv ka transmetuar bisedën telefonike me kryetarin e OMONIA-s Vangjel Dule, i cili është shprehur vetëm, se ekziston rreziku i manipulimit të votave.

Ndërkaq kandidati i PBDNJ në këtë bashki, Vasil Bollano, në një lidhje telefonike tha, se monitoruesit e huaj, deputetët e parlamentit grek, janë të pranishëm në disa nga qendrat e votimit në Himarë, por kjo nuk e shmang rrezikun e manipulimit./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended