Ministria e Rendit deklaron ulje te krimit per muajin Shtator - (7 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

75 krime më pak se një muaj më parë kanë ndodhur në vend gjatë Shtatorit. Sipas statistikave të Ministrisë së Rendit, numërohen 328 krime të ndryshme nga të cilat 287 prej tyre të zbuluara, që kanë shqetësuar policinë shqiptare, për muajin Shtator. Krimet kundër personit, zënë 25% të numrit total të krimeve, kurse të zbuluara prej tyre janë 90% prej tyre.

Në krahasim me muajin Gusht, krimet kundër personit kishin një rënie prej 49 veprash penale. Edhe krimi kundër policëve në Shtator numëron 19 raste, ku nga 24 autorë të evidentuar 3 janë ndaluar, 12 të arrestuar, 7 në kërkim dhe një ka mbetur i vrarë. Krimi në fushën e drogës ka njohur 28 raste ku 27 janë zbuluar. 60 persona të shpallur në kërkim si autorë të veprave të ndryshme penale, janë arrestuar gjatë Shtatorit./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended