PD kerkon lirimin e tropojaneve te arrestuar - (7 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Demokratike ka kërkuar sot, lirimin e menjëhershëm sipas saj të qytetarëve të pafajshëm të Tropojës dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e shkaktuan atë situatë, duke provokuar dhe terrorizuar banorët e këtij qyteti. Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD, Ridvan Bode, rreth një mijë forca speciale po ushtrojnë dhunë dhe terror ndaj banorëve.

Ndërsa kryetari i PD në Tropojë, ka kërkuar largimin e menjëhershëm të forcave speciale, pasi këto të fundit sipas tij kanë arrestua demokrat të ndershëm dhe po bastisin shtëpitë, duke terrorizuar gra e fëmijë. Tropoja, tha ai, nuk ka nevojë për tension, por për stabilitet, pasi në tre vjet janë vrare rreth 100 djem të kësaj zone.

Partia Demokratike i ka konsideruar këto akte, si hakmarrje e verbër e atyre që pasi vodhën votat po kërkojnë të rikthejnë edhe njëherë Shqipërinë në diktaturë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended