Petro Koci: PD deshiron nje 14 shtator te dyte (27 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Socialistët e kanë zhvleftësuar mitingun e demokratëve në sheshin "Skënderbej" dhe devijimin e protestuesve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Demokratët duan të dhunojnë institucione si më 14 shtator, por policia nuk do t'i lejojë, shprehet sekretari organizativ i PS-së, Petro Koçi.
"Ka shumë koka të nxehta në Partinë Demokratike që do t'a dëshironin përsëritjen e 14 shtatorit, biles me një rezultat të ndryshëm nga ai i 14 shtatorit '98. Por, mendoj se kjo është një rrugë shumë e gabuar. Rruga e shkatërrimit të Partisë Demokratike, të institucioneve dhe vlerave që ka mundur kjo parti të interpretojë deri para pak kohësh në demokracinë shqiptare. Natyrish devijimi nga leja e policisë tregon që PD, gjithnjë e më shumë dëshmon se është e lidhur me shkeljen e ligjit dhe jo me respektimin e ligjit. Me forcën që ka arritur policia shqiptare sot, pavarësisht nga nevoja për përmirësime të vazhdueshme të saj, mendoj se rendi dhe qetësia në Shqipëri në jetën publike, në funksionimin publik të institucioneve është e garantuar."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended