Nano ne Permet dhe Kelcyre: Ne 1 tetor rilindja do te realizohet (24 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Janë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste të cilët e kanë pritur kryesocialistin Nano disa kilometra në hyrje të Përmetit për të vijuar më pas mitingun elektoral në sheshin kryesor të këtij qyteti. Nano ka prezantuar kandidatin socialist për Bashkinë Përmet Arjan Kote.
Me 1 tetor tha Nano, me fitoren tonë të sigurt rilindja do të realizohet.
"Tipa dhe fenomene si Berisha dhe regjimi i tij nuk do të mund të frenojnë më ëndrrën e rilindasve tanë dhe ata në librin e Sami Frashërit të madh do të mbeten përfundimisht në kapitullin "Shqipëria si ka qenë". Vota juaj në 1 tetor, vota për socialistët do të jetë garancia më e mirë për këtë të ardhme të sigurtë."
Ne socialistët tha më tej Nano nuk bëjmë premtime boshe, nuk mashtrojmë, por investojmë dhe ndryshojmë marrëdhëniet e qytetarëve. Përmeti tha ai është dëshmitar se ne investuam dyfishin e asaj që investoi Partia Demokratike në dy vjet. Nano premtoi se 200 milion lekë do të investohen për këtë qytet.
Stacioni i dytë i kryesocialistit Nano ishte qyteti i Këlcyrës. Ne duam tha ai që sëbashku të mos humbim më kohë. Ne duam vijoi ai që qeveria me kryeministrin Ilir Meta të ketë bashkëpunëtorë të aftë dhe të zotë dhe këta janë kandidatët socialistë për komunat dhe bashkitë në të gjithë vendin. Kreu socialist Nano ka prezantuar në këtë miting elektoral kandidatin socialist për Bashkinë e Këlcyrës, Riza Allamani./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended