Nano ne Dhermi: Socialistet jane te vendosur te qeverisin Jonin (17 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Turi jugor i kryesocialistit Nano ka nisur në ditën e parë të vitit të 49-të të jetës së tij. I shoqëruar nga ministri i Financave Anastas Angjeli, kryetari Nano është ndalur në fshatat piktoreske përgjatë bregdetit të Jonit. Në Dhërmi të rinjtë e fshatit, emigrantë që janë rikthyer për të investuar paratë në ndërtimin e hoteleve buzë detit, për të tërhequr turistët e huaj dhe ata vendas. Dhërmiu do të kërkojë nga shteti kthimin e pronave, ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë si dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
Për të gjitha këto kryetari Nano dhe kryefinancieri Angjeli, u propozuan banorëve të projektojnë projekte konkrete në mënyrë që financimet e qeverisë të realizohen në praktikë. Ministri i Financave theksoi se në janar nisin punimet për riasfaltimin dhe zgjerimin e rrugës kombëtare Llogara-Sarandë. Në mënyrë që gjuha greke të mos asimilojë gjuhën shqipe, Dhërmiu do të kërkojë që dhe televizionet shqiptare të përhapin valët e tyre në këto zona. Gjithashtu është prezantuar kandidati socialist për komunën Borsh, Ferdinand Dhrami.
Në fjalën e tij kryesocialisti Nano tha se socialistët janë të vendosur të qeverisin gjatë në zonën e bregut të Jonit. Mos u shërbeni më të çmendurve të urdhrat për sabotimin e projekteve qeveritare i marrin nga shtepia e PD-së në Tiranë, u tha Nano borshjotëve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended