Fatos Nano mbyll fushaten ne Fier, Kuçove e Berat - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Me mitingun në qendër të qytetit të Fierit, socialistët kanë mbyllur një ditë të ngjeshur elektorale, e cila nisi me Kuçovën, Beratin, Roskovecin, Urën Vajgurore dhe Patosin. Kryesocialisti Nano e ka akuzuar ashpër kryetarin demokrat Berisha, si kriminel, aventurier, super mashtrues, fajtor jo vetëm për të rënët gjatë vitit ?97, por edhe për 200 punonjës të rendit të vrarë në tre vitet e fundit.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Në jemi të angazhuar të rikthejmë paqen, harmoninë, bashkëjetesën dhe normalitetin në çdo bashki dhe komunë të Shqipërisë. Prandaj motra dhe vëllezër, ndahuni nga e keqja më 2 Tetor, mos lejoni më njerëz që shtetin e derdhin mbi kokat e qytetarëve dhe që granatat dhe bombat i fusin në xhepat e militantëve të vetë?.

Fushata elektorale e socialistëve vijon me Vlorën dhe Durrësin, për t?u mbyllur të premten në Tiranë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended