Fatos Nano mbyll mitingjet ne Kuçove, Berat e Fier - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Monstër, zjarrvënës e aventurier, kështu e ka cilësuar liderin demokrat Berisha, kryetari i PS Fatos Nano në mitingjet e zhvilluara në Berat e Fier. Nano e fajsoi kreun e PD dhe njerëzit e tij, jo vetëm për të rënët në trazirat e ?97, por edhe për 200 policët e vrarë në tre vitet e fundit. Njerëz si Sali Berisha duhet të izolohen me votën e 1 Tetorit, iu drejtua Nano pjesëmarrësve në miting.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Përgjigja më e mirë brenda njeriut dhe forcës politike, që të ardhmen e sheh tek urrejtja, shkatërrimi dhe hakmarrja do të jetë këtu në Kuçovë vota për Arturin dhe në gjithë Shqipërinë vota për socialistët?.

Socialistët kanë prezantuar Artur Kurtin si kandidat për kryetar të bashkisë së Kuçovës. Në miting deputeti i zonës Bashkim Fino tha, se njerëzit e Berishës duhet ta vrasin atë fizikisht, ndërsa socialistët do ta vrasin atë politikisht, në mënyrë që të mbyllet përgjithmonë në shtëpinë e tij.

Pas Kuçovës Nano udhëtoi drejt Beratit, duke u ndalur në atentatin e djeshëm ndaj Berishës në Fier, Nano tha:

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Po iu drejtohem ballas, demokratëve të Beratit gjithashtu, shpëtoni veten, partinë tuaj, Beratin dhe gjithë Shqipërinë nga një kriminel si Sali Berisha, përndryshe do të vazhdoni të gdhiheni dhe të ngryseni me nga një granatë në xhep, si fakir fukarai i PD në Fier?.

Pas mitingut në sheshin kryesor të Beratit, kryesocialisti Nano u ndal për ngushëllime në familjen e Arben Zylyftarit, ish-drejtori i policisë së Shkodrës, i vrarë para disa kohësh. Mitingjet elektorale të socialistëve kanë vijuar në Roskovec, Urën Vajgurore e Patos./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended