Report Tv-Vettingu në politikë, Petro Koçi: PD do që të marrë hak për reformën në drejtësi
  • 6 years ago
TIRANE-Zv/ ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ftuar në studion e Report Tv deklaroi se Partia Demokratike e kërkon vettingun në politikë si shenjë ?hakmarrje? për vettingun e vërtetë që u bë në sistemin e drejtësisë. Ai tha se koalicioni më i fortë i PD është me sistemin e vjetër të drejtësisë, pastaj vjen LSI.

Kjo shkel një parim të shteti ligjor. Nëse prokuroria ka hapur një proces, nuk mundet që parlamenti të ngrejë një komision hetimor. Nuk mund të ngatërrohen. Vettingu i politikanëve është tagër i BKH dhe SPAK. Vettingun duhet ta adaptojnë edhe në politikë duke e marrë nga politika. PD-ja u thotë atyre, kjo ndodhi për ju, por ne po marrim hak dhe po u biem atyre, pasi PD është e lidhur me sistemin e vjetër të drejtësisë. Koalicioni më i fortë i PD është me sistemin e vjetër, pastaj vjen LSI. Opozita është kundër reformës në drejtësi, edhe ato hapa që ka bërë janë bërë pas presionit të ndërkombëtarëve. Edhe vetë shumica, jam i bindur, po të mos ishte ky presion nuk do të ishte në unitet të plotë. Fryma e kryeministrit ka qenë e rëndësishme, ai tha do të votoj gjithçka që kërkohet nga ndërkombëtarët.

Petro Koçi
Zv/ministri tha se shumë pasuri sot janë fshehur në emra të tjerë, prandaj PD nuk pranon që pjesë e vettingut për politikanët të jenë edhe familjarët e tyre.

Ata që kanë lyer duart me paratë publike duhet ta paguajnë në qelitë e burgut. Shumë pasuri sot janë të fshehura me emra të tjerë, prandaj PD nuk tregohet e sinqertë që të kërkojë edhe hetimin e familjarëve të politikanëve.

Petro Koçi
Përsa i përket largimit të PDIU nga koalicioni me shumicën, pas kritikave të Idrizit ndaj Ramës për çështjen çame, Koçi ka një apel edhe për Berishën;

Këto janë cik mice kalamajsh, për cështjen çame është folur. Nëse bie ligji i luftës zgjidhen edhe disa cështje që lidhen me pronat e shqiptarëve edhe atë të çamëve. Ky njeri duhet ta qepë gojën, të thotë e bëra nga padija. As Berisha dhe as Idrizi nuk kanë gojë që të flasin.

Petro Koçi
Duke u ndalur te 20-vjetori vrasjes së Azem Hajdarit tha se;

Nderimi atij i është bërë maksimal. Motivet nuk rezulton që të jenë politike. Ka arsye që ai proces të gjejë dritare të reja faktesh dhe provash për të parë nëse ka të implikuar të tjerë. Në media dalin herë pas here dëshmitar për rolin e Berishës. Gazeta RD para ngjarjes ishte me tituj luftngjitës, kjo është shtyrë për të menduar që kalkulimet e PD donin të ndodhte një ngjarje e rëndë. PD nuk e ka për herë të parë këtë lloj zanati. Është në ADN e kësaj partie dhuna dhe skenarët me vrasje.
Recommended