Ora News- Rikthehet vettingu në drejtësi, gjyqtarët e parë në filtër Vojsava Osmanaj dhe Artur Gaxha
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Nisja e muajit shtator shënon dhe rikthimin e seancave të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të parët që do dalin janë dy gjyqtarë të Apelit, të cilët do vlerësohen për 3 kriteret. Vettingu në drejtësi hyn në vitin e tretë, por nuk janë vlerësuar as gjysma e njerëzve të drejtësisë.

Pas më rreth 3 javësh ndërprerje, ditët e para të muajit shtator nisin me rikthimin e procesit të vettingut në drejtësi, të kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Seanca e parë do të mbahet me 2 shtator, ku subjekt vlerësimi është gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Vojsava Osmanaj.

Seanca tjetër për javën e parë të shtatorit do të mbahet më datën 4 kur në sitë do jetë gjyqtari i apelit Tiranë, Artur Gaxha.

Procesi i vettingut në drejtësi hyn në vitin e tretë, ku deri më tani kanë kaluar 284 gjyqtarë dhe prokurë, përkatësisht 104 të shkarkuar dhe 118 kanë rezultuar të pastër në 3 kriteret e vlerësimit.

Në shifrën prej 284 përfshihet 35 ndërprerje procesi ose thënë ndryshe prokurorët dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje edhe pse procesi i rivlerësimit për ta kishte nisur.

Për 8 subjekte, KPK-ja ka pushuar procesin pasi ata dhanë dorëheqjen pa hyrë ligji i vetting-ut në fuqi në vitin 2017.

Në listë janë edhe 17 prokurorë dhe gjyqtarë pa vendim përfundimtar dhe këtu futen gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët dolën në pension dhe automatikisht ata janë të larguar nga sistemi.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rikthehet-vettingu-ne-drejtesi-gjyqtaret-e-pare-ne-filter-vojsava-osmanaj-dhe/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended