Basha: Vettingu i politikës nuk pengon atë të drejtësisë, dërgimi në 'Venecia', i panevojshëm

  • 6 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha insiston për Vettingun në politikë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha iu përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh i gatshëm për ta dërguar projektligjin në Komisionin e Venecias për mendim. Sipas Bashës, një lëvizje e tillë është e panevojshme sepse sipas tij Venecia është shprehur njëherë, për Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shqiptarët nuk kanë kohë të presin. Komisioni i Venecias është shprehur në ligjin për gjyqtarët. Të premten të mblidhet seanca e këshillit të legjislacionit dhe komisionit të Ligjeve, Ruci duhet të mbledhë këshillin e rregullores për të nisur pa vonesë procedurën për shqyrtimin e amendamenteve për vetingun e politikanëve. Më pas propozimi të jetë në sallën e kuvendit.

Lulzim Basha, kryetar i PD
Basha: Vettingu në politikë s'do lejojë daljen e peshqve të mëdhenj nga rrjeta
Kreu demokrat theksoi se Vettingu në politikë nuk duhet të lërë asnjë shteg për politikanët e lidhur me krimin dhe pasuri të pajustifikuara që t'i shpëtojnë sitës. Kryedemokrati u shpreh se instrumentet që do bëjnë Vettingun te politikanët do jenë apolitike.

Vettingu do bëhet nga përfaqësues jo politikë. Vettingu bën të mundur ndërprerjen e mandatit, ndërsa SPAK-u të çon në burg. Nuk do ketë në këtë proces hapësirë nga institucionet e kapura që t'i ofrojnë alibinë Edi Ramës. Nuk do ta bëjnë vartësit e Edi Ramës dhe as të opopzitës. Duhet të jetë i besueshëm dhe duhet të kryhet nga instancat që gëzojnë besueshmëri dhe janë larg çdo dyshimi. Do ta merrni vesh në kohën e duhur se kush do jenë këto instanca. Vettingu në drejtësi ka treguar problematikën e vet të kapjes së sistemit, Vettingu në politikë s'duhet të lërë asnjë shteg për politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasuritë. Vettingu i politikanënëve bazohet në një njëjtin instrument si dekriminalizimi. Ndryshe nga ligji i Vettingut që kaloi pa votat e opozitës dhe çoi në kapjen e komisionerëve të Vettingut, njëri dhe njëra të kapur nga Rama dhe Agaçi dhe tjetri falsifikator i diplomave. Bazuar mbi këto mësime, ligji për Vettingun e politikanëve nuk do lejojë asnjë hapësirë për kapjen politike të sistemit. Do jetë nën monitorimin e ndërkombëtarëve.

Recommended