Ora News - Vettingu i politikës kthen opozitën në Kuvend, votohet në dhjetor
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertët socialistë dhe demokratë shpjeguan edhe njëherë qëndrimet e tyre në raport me vettingun në politikë përpara Këshillit të Legjislacionit. Me deputetët e opozitës që ishin të pranishëm, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi që ky projektligj të futet në kalendar dhe të votohet në parlament brenda dhjetorit, propozim që ka gjetur mbështetjen e demokratëve.

Përveç rikthimit të deputetëve të opozitës në Kuvend, seanca e diskutimit për vettingun në politikë nuk solli asgjë të re, ku ekspertët e maxhorancës gjejnë mangësi tek projektligji i propozuar dhe ekspertët e opozitës gjejnë domosdoshmëri.

Përfaqësuesi i PS-së: Ka paqartësi në lidhje me strukturën që do të realizojë vettingun e politikës. Cila do të jetë struktura përgjegjëse që do të zbatojë këtë proces, kush do ta emërojë atë, a do të jetë struktura e njëjtë si për zyrtarët e zgjedhur dhe për ata të emëruar, apo e ndryshme?

Gazmend Bardhi: Është interes i lartë publik që politikbërja dhe vendimmarrja të imunizohet nga ky ndikim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-e-lsi-thyjene-bojkotin-shkojne-ne-kuvend-vetingun
Recommended