Ora News - Vettingu i politikës, deputetët e PD në Shkodër: Domosdoshmëri për vendin
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike nisi nga Shkodra prezantimin e nismës për vettingun në politikë, proçes të cilin e quan domosdoshmëri për të ndarë politikën nga krimi dhe e ka vënë kusht për t'iu rikthyer jetës normale parlamentare. Oerd Bylykbashi u kujdes të nënvizojë se vettingu në politikë nuk ndikon në reformën në drejtësi dhe sipas tij që të dyja duhet të ecin paralel.

Pas dekriminalizimit, vettingu në politikë është hapi i radhës që kanë ndërmarrë demokratët, të cilët e quajnë domosdoshmëri zbatimin e tij, për të ndarë përfundimisht politikën nga krimi.

Këtë nisëm të përmbledhur në paketën ?Antimafia?, deputetët Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku dhe Gazmend Bardhi, e prezantuan në Shkodër, përballë studentëve të degës së drejtësisë.

Oerd Bylykbashi: Do të ishte absurde që politika të merte në duar kontrollin e vetëvetes. Vettingu në politikë nuk interferon absolutisht me reformën në drejtësi dhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Janë dy proçese paralele, të domosdoshme të dyja dhe nuk kanë pikëprerje, përkundrazi ndihmojnë njëra-tjetrën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vettingu-i-politikes-deputetet-e-pd-ne-shkoder-domosdoshmeri-vendin
Recommended