Report TV - Vettingu në politikë, Bylykbashi: Na e vini në dispozicion materialin dërguar Venecias
  • 6 years ago
Tirane- Ka zgjatur pak mbledhja e përbashkët e Këshillit Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, aty ku u bë e qartë se drafti i vettingut në politikë do të diskutohet nga ekspertët konstitucionalistë përveçse do të shkojë në Komisionin e Venecias për opinion. Ky rrugëtim nuk bllokon vettingun, të paktën këtë kanë lënë të kuptohet palët politike.

?Jemi për pastrimin e politikës sigurisht. Kjo nismë është e cënuar se lë jashtë të afërm e familjarë të politikanëve, por edhe persona juridik apo fizik që kanë lidhje të fshehta me politikanët. Në rrafshin ligjor ne kërkojmë të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Ne jemi të mendimit që kjo nismë ti nënshtrohet një diskutimi të gjërë, pse jo dhe marrja e një mendimi nga Komisioni i Venecias, për të cilën opozita përdorte një shprehje në kohën e reformës në drejtësi: Venecia është tabani i demokracisë. Drafti do të diskutohet edhe nga ekspertë konstitucionalistë.

Ulsi Manja
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kishin bojkotuar mbledhjen, përveç Oerd Bylykbashit që kërkoi t?i vihej në dispozicion drafti që do i dërgohej Venecias.

?Pyetjet të dorëzohen në sekretarinë e Kuvendit. Dua të shoh dosjen që do i dërgohet Venecias?.

Oerd Bylykbashi

Sipas deputetit demokrat, lidhje mes krimit e politikës ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.
Recommended