Ora News - Vettingu në politikë, Bylykbashi: Përfshin edhe Presidentin. Rama mos përdridhet!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita kërkon nga kryeministri Rama që të votojë ligjin për vetingun për politikanët, të cilin PD e depozitoi sot në Kuvend. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se në këtë proces janë të përfshira të gjitha institucionet kushtetuese, përfshi dhe presidentin.

Pyetje: Do të ketë vetting për Presidentin?

Oerd Bylykbashi: Të gjithë institucionet kushtetuese janë të përfshira në këtë propozim që bëjmë ne. Shkëputja e krimit nga politika, pra të heqim krimin nga politika dhe institucionet është objektivi primar. PD dhe opozita kanë shprehur haptas një objetiv dhe vullnet, të shkëpusë lidhjet e politikës dhe institucioneve me krimin.

Edi Rama duhet të fillojë të mos përdridhet, duhet ta ndërpresë përdredhjen. Duhet të thotë "po" ne e votojmë dhe nuk bëjmë zë, sepse atë që votuar para dy vitesh atë do të votojë përsëri.

Bylykbashi tha se nuk është kontaktuar nga asnjë eksponente i PS, ndërsa mbajti të njëjtin qëndrim me Bashën kur tha se nuk kanë çfarë të negociojnë në lidhje me këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetingu-ne-politike-bylykbashi-rama-mos-perdridhet-te-votoje-pro
Recommended