Vettingu në politikë, Ndreu: S'do legjitimojmë baltën e opozitës, hetimin e bën SPAK

  • 6 years ago
Partia Socialiste e quan propagandë dhe baltosje propozimin e opozitës për të bërë Vetting në politikë. Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i ftuar në studion e Report Tv tha se maxhoranca nuk do legjitimojë baltën e opozitës. Sipas tij, Vettingu në politikë ëshë parashikuar te Reforma në Drejtësi, me ngritjen e institucioneve të reja si SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për rastet e korrupsionit të zyrtarët e lartë.

Ndreu tha gjithashtu se teza e opozitës rrezikon të sjellë në Shqipëri fenomenin rumun ku u arrestuan rreth 6 mijë zyrtarë me akuza korrupsioni dhe krimi, por u liruan nga sistemi gjyqësor, i cili sipas tij, nuk ishte pastruar.

Nëse ndaj meje shkojnë materiale në Prokurori që akuzohem për diçka, supozohem se unë jam i korruptuar, që kam përfituar mjete financiare të paligjshme me korrupsion, nëse gjyqësor është i korruptuar, nën influencën e parave të mia, unë do të dal nga procesi i hetimit. Do shpëtoj, shkurt. Do ndodhë fenomeni i Rumanisë. Kjo reformë që kemi në Shqipëri është varianti më i ashpër në botë, korrigjim i sistemit rumun dhe kroat. Në Rumani u arrestuan 6 mijë zyrtarë, por dështoi te gjyqësori sepse s'kishte bërë Vetting në gjyqësor. Detyrimisht duhet të pastrosh gjyqësorin. Te Reforma në Drejtësi janë parashikuar etapat deri te ajo që quhet SPAK, pra Byroja e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Nuk kanë asnjë objekt tjetër veçse zyrtarët e lartë të shtetit.

Pjerin Ndreu, deputet i PS
Pse e quani propagandë propozimin e opozitës për Vetting në politikë?
Nëse flasim për Vetting në politikë, ne e kemi skenarin, me reformën në drejtësi. Është qartësisht e thënë. Qëllimi i reformës në drejtësi është pastrimi, jo vetëm i gjyqësorit, sepse nga gjyqësori fillon edhe pastrimi i politikës. Nëse ndaj meje shkojnë materiale në Prokurori që akuzohem për diçka, supozohem se unë jam i korruptuar, që kam përfituar mjete financiare të paligjshme me korrupsion, nëse gjyqësor është i korruptuar, nën influencën e parave të mia, unë do të dal nga procesi i hetimit. Do shpëtoj, shkurt. Do ndodhë fenomeni i Rumanisë. Kjo reformë që kemi në Shqipëri është varianti më i ashpër në botë, korrigjim i sistemit rumun dhe kroat. Në Rumani u arrestuan 6 mijë zyrtarë, por dështoi te gjyqësori sepse s'kishte bërë Vetting në gjyqësor. Detyrimisht duhet të pastrosh gjyqësorin. Te Reforma në Drejtësi janë parashikuar etapat deri te ajo që quhet SPAK, pra Byroja e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Nuk kanë asnjë objekt tjetër veçse zyrtarët e lartë të shtetit. Ne bashkë me BE dhe SHBA, kemi kaq kohë që duam t'i mbushim mendjen krahut tjetër, për t'i shkuar deri në fund dhe këto institucioone do ngrihen sa më shpejt. Goditjen e korrupsionit te zyrtarët e lartë ka vetëm një garanci, Vettingu në drejtësi dhe ngritja e institucioneve antikorrupsion. Nëse nuk lidhen këto të dyja, me llafe në erë nuk bëhen këto. Ata thonë dyshojmë për kontaktet. Ata nuk kanë alternativë dhe kanë marrë listën emërore të maxhorancës d...

Recommended