Ora News - Reforma zgjedhore, fushëbeteja politike mes socialistëve dhe opozitës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Sesioni i ri parlamentar pritet të sjellë një klimë të nxhetë politike mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak i këtij tensioni politik pritet të jetë reforma zgjedhore edhe për vetë faktin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë larg. A do të kemi një proces normal apo opozita po bëhet gati për një ?çadër? të dytë? Gjithçka do shikohet në muajt e ardhshëm.

Sesioni i ri parlamentar premton një stinë të nxehtë politike edhe për vetë faktin se beteja e elektorale vendore e 30 qershorit, nuk është larg.

Ashtu siç u mbyll në fund të dhjetorit, parlamenti duket se e ka të vështirë të prodhojë dhe miratojë ligje të rëndësishme, kjo dhe për faktin se opozita do të vazhdojë marrëdhënien e kushtëzuar, duke mos dhënë konsensus për asnjë nismë.

Fushëbeteja e debatit mazhorancë-opozitë mbetet reforma zgjedhore, për të cilën mazhoranca, Partia Socialiste, ka depozituar në Kuvend një draft të njëanshëm, por që është kundërshtuar ashpër nga opozita.

Pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve dhe rekomandimeve të OSBE-së për ndryshime në ligjin zgjedhor, mundësia që kjo të ndodhë është e vogël, për faktin se opozita ka deklaruar se mazhoranca e Edi Ramës e ka humbur legjitimitetin e saj, e si rrjedhojë ajo nuk mund të kryejë asnjë reformë.

Në seancën e fundit parlamentare për vitin 2018, kur u diskutua dhe rrëzua propozimi i opozitës për vetting në politikë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për krizë politike, e cila u shpreh ai, mund të thellohet më tej.

Ende mbetet e pa qartë se me ketë Basha parlajmëron një sjellje radikale të opozitës, e cila prej muajsh mbështet protesta kundër qeverisë, apo është një këmbanë që paralajmëron bojkotin e zgjedhjeve vendore.

Kjo mbështetur edhe në faktin se Lulzim Basha prej muajsh artikulon politikisht se me këtë mazhorancë nuk mund të ketë zgjedhje me standarde.

Ndërkohë, peng i konsensusit politik mes mazhroancës dhe opozitës, mbetet edhe ligji për amnistinë i propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Nga ligji parashikohet të falen rreth 600 të burgosur, por opozita thotë se përfitues nuk janë të pamundurit, por po tentohet të lirohen kriminelë për tu përdorur në zgjedhje.

Por sfida nuk është vetëm në politikë, por dhe në sistemin e drejtësisë.

Pas më shumë se dy vitesh ngërç, pritet zhbllokimi dhe konstituimi i Gjykatës Kushtetuese, por dhe ngritja e dy organeve të rëndësishme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë Speciale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-fushebeteja-politike-mes-socialisteve-dhe-opozites
Recommended