Dështon mbledhja e këshillit politik mes socialistëve dhe opozitës, rikthyer edhe tonet e ashpra

  • 3 years ago
Socialistët erdhën në këshillin politik me propozime konkrete, që reflektojnë ndryshimet kushtetuese. Ata propozojnë listën e kandidatëve 100% e hapur dhe se Kandidatët i nënshtrohen votës preferenciale.


Qytetari voton partinë/koalicionin dhe 1 kandidat preferencial. Vota preferenciale propozojnë socialistët, ndryshon renditjen e listës ndërsa Pragu minimal për koalicionet është 3%. Ndërsa Koalicioni, subjekt zgjedhor që garon në zgjedhje dorëzon listën shumë emërore.

Përfaqësuesit e Opozitës jashtparlamentare nuk pranuan ti diskutojnë propozimet e Damian Gjiknurit.

?Ajo që po kërkojmë ne është pikërisht gjetja e një zgjidhje të pranueshme konsensuale. Partia Socialiste insiston që të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakordësuar për 17 vjet deri me datë 21 korrik 2020. Për këtë ka mosdakordësi dhe ne kërkojmë zyrtarisht nga Partia Socialiste që nëpërmjet Këshillit ti drejtohemi OSBE-ODIHR.?

Ngulmimin e opozitës për të përfshirë ODIHR, Damian Gjiknuri e quajti bllokim me dashje nga opozita të këshillit.

?Ky është një konflikt i stisur. Opozita e bojkotoi mbledhjen që të mbajë peng ndryshimet kushtuese për të krijuar krizë artificiale për qëndrimet e tyre. Përtej shtatorit ky proces nuk mund të shtyhet më pasi duhet të nisë organizimi i zgjedhjeve, pasi afati është i shkurtër. Ne kemi ide konkrete, le të vijnë me ide. Nuk është e vërtetë që në 5 qershor kishte sanksionim për koalicionet. Me ndryshimet kushteutese, ne duhet të flasim në Kod për koalicionet.?

Edhe Rudina Hajdari kundërshtoi propozimet e socialistëve.

?Listat do të jenë totalisht të mbyllura, i bëj thirrej Partisë Demokratike pasi po bën një hap mbrapa. Ajo që po bëjnë sot është një truk për ti mbajtur listat e mbyllura, i them PS-së që të reflektojë për propozim.

Por si do të veprojë shumica qeverisëse për këto ndryshime të nevojshme në kodin zgjedhor?

?Me 20 shtator i çojmë parlamentit draftin?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DamianGjiknuri#KeshilliPolitik#TopChannel

Recommended