Rama në tryezë, Basha çoi Bardhin, vijon mbledhja e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet

  • 4 years ago
TIRANE-Prej orës 11:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve jo për çështjet e lëna pezull apo marrëveshjen e 5 qershorit, por për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama. Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë tashmë në tryezën e Këshillit Politik. Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca përfaqësohet dhe nga kryeministri Edi Rama/ E hëna e gjen kryedemokratin Basha në Kosovë dhe në vend të tij është sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare është kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Presidenti Meta, Lulzim Basha dhe Kryemadhi nuk pranuan ftesën e Edi Ramës për t'u ulur përballë në tryezën e Këshillit Politik. Palët politike kanë nisur mbledhjen e Këshillit Politik ku po diskutohet për hapjen e listave dhe koalicionet, që kundërshtohen nga opozita jashtë parlamentit, ndërsa opozita tjetër brenda parlamentit i kërkon 100% të hapura.

Recommended