Report TV - PD-LSI: Rama po minon konsensusin! Vijon mbledhja e tryezës së Reformës Zgjedhore
  • 4 years ago
TIRANE-Prej orës 10:30 po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve tryeza e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, e para sy më sy përballë, pasi deri tani është zhvilluar online për shkak të pandemisë. Në tryezë nuk ndodhen vetëm 4 përfaqësuesit politikë, por edhe ekspertët e partive politike. Report Tv sjell pamjet nga tryeza. 

Por ujërat i trazoi dje kryeministri Edi Rama, i cili rrëzoi dy nga kushtet e opozitës, e para dhe kryesorja për qeverinë kujdestare para zgjedhjeve dhe e dyta që gjyqtarët në Kolegj të ishin pa kaluar vettingun. Deklaratat e kryeministrit, opozita PD-LSI i ka cilësuar si provokim të rëndë që minon frymën e konsensusit. Report Tv mëson se mbrëmë ka pasur një shkëmbim email-esh në grupin e Këshillit Politik me akuza nga Petrit Vasili dhe Bylykbashi, ndërsa Gjiknuri dhe Hajdari i kanë injoruar duke mos kthyer asnjë përgjigje.

?Është e qartë se ky qëndrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE - ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit?thuhet në email-in e nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili.

Madje, sipas burimeve po nga opozita jashtë parlamentit, Petrit Vasili ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke e konsideruar mbajtjen e saj një farsë në kushtet kur kryeministri ka paracaktuar rezultatin. Por, megjithatë, po sipas burimeve nga opozita, PD-LSI nuk do të mungojë në mbledhjen e orës 10:30.
Recommended