Dorëheqja e opozitës, Soreca: Ka sjellë pasiguri, pasojat i ka Shqipëria! SPAK-u po bëhet realitet
  • 5 years ago
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është shprehur nga Korça se situata politike në Shqipëri është kaq e pasigurt sa nuk mund të vlerësohen pasojat që mund të ketë. Ai i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës që të ulen dhe të dialogojnë për të gjetur zgjidhje për krizën politike, pasi dëmton procesin e integrimit në BE.

"Ndodhemi në një situatë të vecantë politike. Heqja e mandateve është një formë kundërproduktive për ushtrimin e mandatit. Cdo deputet ka të drejtën e tij ta bëjë këtë, por kanë përgjegjësi përpara votuesve. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e të drejtës për ta bërë këtë gjë në parlament nuk është mirë për Shqipërinë.

Shqetësimi kryesor i BE është ajo që do të vijojë në kuadrin e procesit të hyrjes së Shqipërisë në BE. Ky vendim e minon këtë gjë. E minon procesin e Shqipërisë drejt BE-së. Shqipëria ka bërë progres të mirë në muajt e fundit, duke filluar nga qershori i 2018-tës. Pyetja që i shtrojmë vetes është si do të vijojë Shqipëria në këtë rrugë?

Sugjerimi i vetëm që kam, është që ne presim që qeveria dhe opozita të ulen në dialog për të kaluar këtë situatë. Kemi hyrë në një fazë pasigurie politike, por edhe një pasigurie teknike. Dhe mendojmë që për këtë gjë duhet menduar seriozisht, duhet hyrë në dialog, ky është mendimi i BE-së. Në këtë moment është shumë herët të bëj ndonjë parashikim, pasiguria është e lartë.

Ajo që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje. Cështja shtrohet se si Shqipëria mund të ecë përpara në rrugën e BE-së? Situata është kaq e pasigurt sa nuk mund të vlerësojmë pasojat që mund të ketë. Është momenti për të ndaluar, menduar dhe për të parë përpara për qytetarët shqiptarë" tha Soreca.

Përfaqësuesi BE-së komentoi edhe ngritjen e SPAK-t duke u shprehur optimist se shumë shpejt do të bëhet realitet, organi që do të luftojë korrupsionin në nivele të larta. "Dje përfundoi afati për aplikimet në SPAK. Kemi 27 aplikime për 15 poste, mendoj që shumë shpejt SPAK-u do të bëhet realitet. Ato parti që e mbështetën reformën në drejtësi, duhet të vijojnë që ta mbështesin".
Recommended