Shtimi i kriminalitetit, Breçani: Qeveria ka sjellë frikë dhe pasiguri, policia e kapur nga politika
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Shqipëria është goditur nga një valë ngjarjesh kriminale gjatë ditëve të fundit.

Për ish-zëvendësin e drejtorisë i Policisë së Tiranës Erzen Breçani, kjo situatë ka ardhur për shkak të keqqeverisjes, e cila ka shkaktuar frikë dhe pasiguri te qytetarët.

Erzen Breçani: ?Duke u nisur me çfarë po ndodh dhe duke parë, mendimi im është se këtë trend i rritjes së veprave penale, po e shohim edhe në mënyra të ndyrshme. Kemi krim në rrugë, krim në familje. Një pasiguri totale. Është një keqqeverisje e qeverisë dhe çdo keqqeverisje që sjell vetëm pasiguri dhe varfëri te njerëzit shton kriminalitetin. Në të gjitha vitet që kam punuar në Policinë e Shtetit, kur ka patur varfëri, më tepër kriza ekonomike dhe politike, është shtuar kriminaliteti.?

I ftuar në ?Ora News?, Breçani tha se vetë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk ka siguri me këtë qeveri për të vazhduar detyrën.

Erzen Breçani: ?Unë dëgjova minsitrin që tha se situata e krimit është në parametra normale. Nuk duhet të niset ministri dhe të bëjë statistika duke e krahasuar me 10 vite më përpara. Duhet të sjohim te siguria dhe të statistikat që duhet të jenë gjithnjë e në ulje. Nëse një ministër thotë do iki nga policia, atëherë kush do i kërkojë llogari drejtorit të Policisë së Shtetit? Nuk ka edhe vetë siguri ministri me këtë qeveri për ta vazhduar detyrën.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shtimi-i-kriminalitetit-brecani-qeveria-ka-sjelle-frike-dhe-pasiguri-policia-e-kapur-nga-politika/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended