Ora News - Petro Koçi: Pasardhësit e atyre që bashkëpunuan me fashizmin t'i kërkojnë falje popullit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana feston sot 74 vjetorin e çlirimit të saj. Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shumë të tjetër mbajtën homazhe tek Ushtari i Panjohur.

Zv. Ministri i Mbrojtjes e quajti me rëndësi të madhe kombëtare Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe u kërkoi pasardhësve të atyre që bashkëpunuan me fashizmin ti kërkojnë falje popullit, qytetaërve të Tiranës sepse vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar

Petro Koçi: Çlirimi i kryeqytetit, 74 vjet më parë kishte një rëndësi të madhe kombëtare e strategjike. Edhe sot e kësaj dite rëndësia e kësaj lufte është shumë e rëndësishme. Është një gjykim dhe vlerësim politik i domosdoshëm. Populli shqiptar në Luftën e Dytë Botërore zgjodhi rrugën e duhur.

Mori vendimin e duhur politik e ushtarak për tiu bashkuar një koalicioni të madh antifashist me armë në dorë për të çliruar vendin. Kuptohet që jo të gjithë shqiptarët zgjodhën këtë rrugë. Ishinv etëm 70 mijë partizanë dhe partizane që u rreshtuan në Ushtrinë Nacional Çlirimtare kur të tjerët zgjodhën rrugën tjetër.

Ata donin që duke bashkëpunuar me fashizmin e nazizmin të mbanin pushtetin politik duke tradhëtuar interesat e vendit. Ata nuk luftuan për Shqipërinë e madhe por të merrnin pushtetin, por populli shqiptar nuk i mbështeti. Ai mbështeti 70 mijë partizanët çlirimtarë.

Prandaj kjo ditë e çlirimit të Tiranës është e rëndësishme dhe ftoj të gjithë ata që janë pasardhës të atyre që bashkëpunuan me fashizmin ti kërkojnë falje popullit, qytetaërve të Tiranës se vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar. Lavdi të gjithë atyre që ranë dëshmor për çlirimin e vendit. Në emër të qeverisë dua të falenderoj bashkinë e Tiranës që me lartësinë e duhur politike dhe atdhetare organizon çdo vit këtë ditë të shënuar."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/petro-koci-pasardhesit-e-atyre-qe-bashkepunuan-me-fashizmin-ti-kerkojne-falje-popullit

Recommended