Ora News - Anëtarësimet në PS, Majko batuta: Atyre që ua jap unë kartën, zihen me Ramën e ikin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste nisi sot fushatën e anëtarësimeve të reja në Tiranë. Gjatë shpërndarjes së kartave, nuk kanë munguar as batutat midis kryeministrit Rama dhe ministrit Pandeli Majko. Ky i fundit tha me shaka se të gjithë atyre që u ka dhënë kartat e anëtarësisë, janë grindur me Ramën dhe kanë ikur nga Partia.

Rama: Duke qenë se sot hapet kjo fushatë e llogaridhënies dhe anëtarësimeve vendore në Tiranë, Pandi do t'i japë kartën e anëtarësisë një tiranase me pus dhe me carac.

Majko: Nuk para jam i mbarë me të thënë të drejtën se atyre që ua kam dhënë, janë zënë me ketë (tregon me gisht Ramën) dhe kanë ikur nga Partia. Siç e shikoni hedhim edhe presim batuta në distancë. Mos e merrni seriozisht atë që tha se është më i ri se sa unë. Ka qejf të jetë më i ri, por tek dëshira është. Kishim nja dy zv/ministra atje që thanë se kjo lindja e fëmijëve do të jetë me inspektorin tatimor tek dhoma e lindjes dhe mos na bëni gjëra të tilla se do të lindë e gjithë dynjaja. Sinqerisht, është një nga iniciativat më njerëzore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anetaresimet-ne-ps-majko-batuta-atyre-qe-ua-jap-une-karten-zihen-me-ramen-e-ikin