Kamëz, 'Waaa kamion...po nuk paska bateri', batuta e vogëlushit me Ramën në shtëpinë e re

  • 4 years ago
Kryeministri Rama, së bashku me kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kanë vizituar sot familjen Koxha të cilët janë sistemuar në banesën e re, pasi ajo e mëparshmja ishte shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ndërkohë momente të veçanta kryeministri i ka kaluar me djalin e vogël të familjes Koxha, të quajtur Doel. Rama i ka dhuruar një makinë  dhe një kamion lodër Doelit, i cili është lumturuar pa fund. Doeli me çiltërsinë e tij ka shkaktuar të qeshura, ku pasi mori makinën lodër vërejti që nuk kishte bateri.Ndërkohë kryeministri njofton se të gjithë familjet që humbën banesat individuale do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin dhe brenda këtij vit.

" Kodër Kamëz - Në Shtëpinë e Re të familjes Koxhaj, ku pas tërmetit të 21 shtatorit pllakosi dëshpërimi, sepse dëmet e shkaktuara e bënë të pabanueshme banesën e vjetër... Por sot është dita e një fillimi të ri. Ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Të gjithë familjet që humbën banesat individuale do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin dhe brenda këtij vit" shkruan Rama.