Reforma zgjedhore, Balliu: Dakordësi për të vënë rregulla loje, PD nuk bën marrëveshje me Ramën
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, tha se nuk është arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, por vetëm një dakordësi për të vënë disa rregulla loje për administrimin e zgjedhjeve.

Klevis Balliu: ''Nuk ka patur ndonjëherë marrëveshje, nuk ka marrëveshje dhe nuk do të ketë marrëveshje. Këtu bëhet fjalë për një dakordësi për të vënë disa rregulla loje. Nuk është e gjithë reforma zgjedhore po bëhet fjalë vetëm për administrimin e zgjedhjeve. Janë çështja e KQZ-së e cila tani është ndarë, bën të njëjtin funksion por është ndarë në 3 pjesë dhe ato procedura që KQZ-ja i bënte më përpara, i bën dhe sot por thjesht ka ndryshuar struktura e saj.''

''Përsa i përket propozimit tonë për të dëmtuar planin e Edi Ramës për vjedhjen e zgjedhjeve, nuk besoj që ka ndonjë qytetar sot në Shqipëri apo në Europë, që nuk e kupton se me teknologjitë që janë sot, është më mirë që të votosh dhe të kesh siguri në numërimin e votën tënde duke vendosur gishtin diku për të shmangur mbushjen e kutive sesa të lësh atë të mbushur si në fshatra me 50 banorë dhe dilnin 200 vota.''


Balliu tha se PD nuk bën marrëveshje me kryeministrin sepse sipas tij, Rama është kupol dhe kumbar i krimit të organizuar në Shqipëri.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-balliu-dakordesi-te-vene-rregulla-loje-pd-nuk-ben-marreveshje-me-ramen


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended