Ora News - Veliaj: Nuk i dua votat e atyre që hedhin kapsolla

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj u tha të rinjve të Forumit Rinor Socialist se pret një fitore spektakolare në 2019. Duke komentuar protestën e 22 nëntorit para parlamentit, Veliaj tha se PS mund të fitojë edhe pa asnjë kasollë por duke punuar dhe respektuar kundërshtarin.

Sot prapë duhet të marrim një vendim. Jemi ne rinia e kapsollave, rinia që lëvdohet se këputi gishtat një bashkëmoshatareje. Në kaq vite civilizim këtu ka mbërritur raca jonë që të ketë parti politike që e glorifikojnë këtë sjellje?! Kjo ska sens. Tiranës do i dalim zot vetë. Është lajm i shkëlqyer që ata që kanë letrat e pronës po shkojnë në ARRSh për të marrë kompensimin e tyre. Ata që nuk kanë asgjë, kjo është e vetmja forcë në qeveri e bashki që ka një ofertë sociale. S'e ka asnjë bashki tjetër. Unë nuk humbas asnjë minutë gjumë nëse nuk më do ndonjë nga këto të kapsollave. Nuk e dua fare atë dashuri. Kur më thonë se nuk do të votojnë, e di çfarë, ne nuk i duam ato.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-nuk-i-dua-votat-e-atyre-qe-hedhin-kapsolla

Recommended