Ora News - Veliaj: Nuk i dua votat e atyre që hedhin kapsolla
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Erion Veliaj, nga Asambleja e Forumit Rinorë Eurosocialist, ka dhënë sinjale të qarta se do të jetë sërish ai kandidat për bashkinë e Tiranës.

Veliaj duke komentuar protetstën e banorëve të unazës së re, tha se pret një fitore spektakolare në kryeqytet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019.

Erion Veliaj: Sot prapë duhet të marrim një vendim. Jemi ne rinia e kapsollave, rinia që lëvdohet se këputi gishtat një bashkëmoshatareje. Në kaq vite civilizim këtu ka mbërritur raca jonë që të ketë parti politike që e glorifikojnë këtë sjellje?! Kjo ska sens. Mezi pres që me ekipin e ri të personit, vajzës apo djalit që do të shpallin fitues dhe të tjerëve që do të jenë pjesë e shtabit të kemi një fitore spektakolare në Tiranë.

Fitoren spektakolare, Veliaj nuk e pret vetëm për kryebashkikun por edhe në këshillë.

Erion Veliaj: "Kryetari jonë e tha me të drejtë. Kësaj here nuk na duhet vetëm fitorja. Na duhet një fitore absolute, që të mos e kthejmë bashkinë e Tiranës në minitepsira ku në çdo mbledhje të këshillit bashkiak na duhet të bëjmë votat."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-nuk-i-dua-votat-e-atyre-qe-hedhin-kapsolla
Recommended